Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 nëUniversitetin e Ankarasë në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit tëEkonomisë, Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit tëTiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 - 2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 nëUniversitetin e Ankarasë në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit tëEkonomisë, Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit tëTiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në

Universitetin e Ankarasë në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim.

http://bbs.ankara.edu.tr/default.aspx

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin;

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;

Kopje e Pasaportës;

Letër motivimi (në gjuhën angleze);

Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);

Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe

nëse po, ku;

Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-

1.docx

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i

propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në

momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 31 Maj 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i

Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!