Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Staffordishre, në kuadër të programit Erasmus për stafin akademik me kohë të plotë të UT për trajnim për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Fushat:
- Financë;
- Kontabilitet;
- Ekonomiks;
- Biznes / Manaxhim;
Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit akademik për trajnim (15 + 2 ditë);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (180 EUR në ditë për stafin)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi;
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
– Vetëdeklarim nëse ka kryer më parë një mobilitet Erasmus+ apo jo;
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 07 Qershor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!