Shpallet njoftim për bursë për doktoraturë në Shkollën Warsaw School of Economics  SGH - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shpallet njoftim për bursë për doktoraturë në Shkollën Warsaw School of Economics  SGH

Shpallet njoftim për bursë për doktoraturë në Shkollën Warsaw School of Economics  SGH

Ju bëjmë me dije se, Warsaw School of Economics ka përcjellë njoftimin e Shkollës së Doktoratës SGH (SGH Doctoral School), për kandidatët e huaj, përfshirë dhe ata nga Shqipëria. SGH është universiteti më i vjetër ekonomik dhe i biznesit në Poloni, me profil të lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore. SGH ofron mundësi studimi pa pagesë dhe periudha totale e përfitimit të bursës për doktoratë nuk mund të kalojë 4 vjet, ndërkohë që bursa paguhet edhe gjatë periudhës së pushimeve.

SGH fton studentët shqiptar të shprehin interesin e tyre për të ndjekur ciklin e tretë të studimeve.

Më shumë informacion rreth shkollës, programeve të studimit, mënyrës së aplikimit, procedurës së përzgjedhjes dhe dokumentacionit të nevojshëm, gjenden në faqet web:https://ssl-oferta.sgh.waw.pl/en/doctoral/pages/default.aspx dhe https://isr.sgh.waw.pl