Qëllimi i konkursit është të mbështesë projektet innovative mbi zhvillimin e qëndrueshëm si dhe është i orientuar në disa fusha, përkatësisht në fushën e shëndetësisë, ushqimit, energjisë ujit dhe shkollat e mesme.
Afati për aplikim është deri më datë 6 korrik 2022.
Njoftimin është shpallur në faqen zyrtare të MAS, në menu-në: Newsroom/Njoftime (https://arsimi.gov.al/category/njoftime/) përkatësisht në link-un: https://arsimi.gov.al/konkursi-zayed-per-qendrueshmerine-2022-2023/.
Deri më 6 korrik 2022, ftohen të aplikojnë në këtë konkurs, organizatat jofitimprurëse, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe nxënësit e shkollave të mesme. Periudha gusht-nëntor 2022 do të shërbejë për vlerësimin e projekteve të paraqitura nga juria e konkursit. Fituesi i këtij konkursi do të shpërblehet me një shumë monetare, e cila do të vijë si ndihmë për realizimin e idesë/ projektit të propozuar.
Për më shumë informacion, kriteret që duhet të përmbushin projektet që do të paraqiten sipas seksioneve përkatëse, mënyrat e aplikimit dhe detaje të tjera gjenden në materialin bashkëlidhur, si dhe tek adresa:
https://zayedsustainabilityprize.com/en/about/zayed-sustainability-prize.
Në rast pjesëmarrje, lutemi të mbahet e informuar MAS dhe MEPJ, në adresat elektronike: info@arsimi.gov.al dhe diplomacia.ekonomike@mfa.gov.al.