Banka e Shqipërisë ka hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2022”.
Në këtë konkurs ftohen të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2021 – shtator 2022, të konkurojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi
Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë.
Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 31 tetor 2022.
Për më shumë informacion referohuni linkut: