Universiteti i Tiranës në thirrjet për aplikime të vitit 2022 në fushën e veprimit Jean Monnet ka fituar në rang kombëtar vendin e parë.Në këtë thirrje janë përzgjedhur 8 projekte fituese nga të cilat 1 Jean Monnet Chair dhe 7 Jean Monnet Module. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës në thirrjet për aplikime të vitit 2022 në fushën e veprimit Jean Monnet ka fituar në rang kombëtar vendin e parë.Në këtë thirrje janë përzgjedhur 8 projekte fituese nga të cilat 1 Jean Monnet Chair dhe 7 Jean Monnet Module.

 

 

 

 


Të nderuar Profesorë, 

Të dashur studentë, 

Universiteti i Tiranës në thirrjet për aplikime të vitit 2022 në fushën e veprimit Jean Monnet ka fituar në rang kombëtar vendin e parë. Në këtë thirrje janë përzgjedhur 8 projekte fituese nga të cilat 1 Jean Monnet Chair dhe 7 Jean Monnet Module.

Rezultatet e arritura konfirmojnë Universitetin e Tiranës institucionin lider të arsimin e lartë në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit e më gjerë. 

Fusha e veprimit Jean Monnet zhvillohen nën programin Erasmus+ duke ofruar mbështetje për mësimdhënien, mësiminxënien, kërkimin dhe debatet mbi aspekte të ndryshme të të zhvillimeve në fusha të ndryshme në hapësirën e Bashkimit Evropian. Studimet në këtë fushë do të kontribuojnë veçanërisht në Shqipëri në promovimin e vlerave evropiane në vendin tonë.

Falënderojmë të gjithë personelin akademik që është angazhuar në shkrimin dhe aplikimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare në arritjen e këtyre rezultaveve duke lartësuar emrin e Universitetit të Tiranës në fushën e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. 

Kemi bindjen që këto rezultate do të motivojnë edhe më shumë të gjithë personelin akademik të Universitetit e Tiranës për të kontribuar në mënyrë aktive në të ardhmen në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor me një fokus të veçantë ndërkombëtarizimin. 

I urojmë shumë suksese kolegëve në zbatimin e projekteve të fituara!