Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzagjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
Fushat:
– Fizikë;
– Mësuesi për ciklin e ulët;
Për më shumë informacion referohuni:
https://www.uoi.gr/en/education/departments/department-primary-education/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha greke / gjuha angleze niveli B1/B2);
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze / greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Listë notash e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha greke / gjuha angleze niveli B1/B2);
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Pjesa më e madhe e lëndëve në Unversitetin e Janinës ofrohen në gjuhën greke, por studentët mund të ndjekin kurse në gjuhën angleze, në formën e tutorialeve, kurseve të leximit, punës me projekte etj.
Afati për aplikim: 26 Tetor 2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!