Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie / trajnim, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi.

https://www.uoi.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë;

Fushat:

– Fizikë (staf akademik për trajnim);

– Mësuesi e gjuhës Greke (staf akademik për mësimdhënie);

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 Euro);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie / trajnim: 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / greke në nivelin B2;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

 

Afati për aplikim: 12 Tetor 2022

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!