Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
https://erasmus.karatekin.edu.tr/
https://aday.karatekin.edu.tr/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin për personelin me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim.
Kohëzgjatja:
– 5 ditë;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm/
Dokumentet e nevojshme për aplikim për personelin me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze / turke);
– Formulari i Aplikimit:
https://krtknadmn.karatekin.edu.tr/files/erasmus/ERASMUS%20APPLICATION%20FOR%20STAFF.doc
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj angleze / turke;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për trajnim dhe mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 25 Tetor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!