Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ, me kohë të plotë, për trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditë;
Fushat e mësimdhënies:
– Histori dhe arkeologji;
– Filozofi dhe etikë;
– Edukim;
– Gjuhë të huaja;
– Shkenca sociale dhe të sjelljes (shkenca politike, sociologji, dhe studime kulturore, psikologji);
– Gazetari dhe raportim;
– Biznes dhe administrim;
– Drejtësi;
– Shkenca të Biologjisë;
– Shkenca të fizikës;
– Matematikë dhe statistikë;
– Teknologji informacioni dhe Komunikimi;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Teaching-Agreement_in-1.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë për trajnim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Training-Agreement_in.docx
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.
Afati për aplikim: 10 Nëntor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!