Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat:
– Biologji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Sofies St. Kliment Ohridski klikoni në:
https://erasmus.uni-sofia.bg/site/income/courses/
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (180 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / bullgare);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / bullgare);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Bullgarisht/Anglisht, në varësi të programit të mësimdhënies);
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 25 Nëntor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!