Kompetencat digjitale në IAL-ve publike në Shqipëri. (DIGJIKOMP-AL)
Referenca: Vendim Bordi Nr. 1 AKKSHI, datë 21.07.2021
Kohëzgjatja: 12 Muaj
Programi: AKKSHI në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkim-Zhvillimit, 2021-2023
Përshkrimi: Qëllimi është të identifikojë nivelin e aftësive dhe kompetencave digjitale të zotëruara nga stafi akademik i universiteteve publike në Shqipëri, me qëllim rritjen e kapaciteteve humane në përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale si element kyç në ofrimin e një mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësorë në universitetet publike në Shqipëri.