Titulli: Teknologjitë e reja në mësimdhënien e letërsisë
Referencë: UTKEI-FHF-01-2021
Kohëzgjatja: 6 muaj
PROGRAMI: UT-KËRKIM, EKSELENCË DHE INOVACION
Qëllimi: Projekti synon edukimin në vijim (life long learning) për profilin që aplikohet për kërkimin shkencor. Kërkimi në këtë projekt zhvillohet në disa drejtime me pritshmëri për rezultate konkrete, të matshme dhe të shfrytëzueshme, pra synohet rritja e cilësisë; ndikimin në ngritjen e standardeve të të dy drejtimeve edukuese: mësimdhënie dhe kërkim shkencor si edhe zbatueshmëri të metodologjive të reja mundësuar falë teknologjisë, pra synohet përzgjedhje dhe vlerësim i metodologjive të përshtatshme lidhur me letërsinë; implementimin e metodologjive të zbatuara në teknologji në të gjithë hallkat e mësimdhnies dhe mësimnxënies dhe të shpërndajë rezultatet e arritura në nivel kombëtar, praktika konkrete në target grupet e synuara, pasi projekti ka karakter aplikativ.