Në kuadër të Programit Erasmus Mundus është hapur thirrja për aplikime në Programin MEDFOR për studime të nivelit Master, i cili do të zbatohet në vitet 2023-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Në kuadër të Programit Erasmus Mundus është hapur thirrja për aplikime në Programin MEDFOR për studime të nivelit Master, i cili do të zbatohet në vitet 2023-2025.

Në kuadër të Programit Erasmus Mundus është hapur thirrja për aplikime në Programin MEDFOR për studime të nivelit Master, i cili do të zbatohet në vitet 2023-2025.

MEDFOR është një program studimi i nivelit të dytë ndërkombëtar, i cili ka ardhur si rezultat i  konsorciumit të universiteteve si: Universiteti i Lisbonës, Portugali; Universiteti i Padovas, Itali; Universiteti i Lleidas, Spanjë; Universiteti Teknik i Detit të Zi, Turqi; Universiteti i Valladolidit, Spanjë; Universiteti i Tuscias, Itali; Universiteti Katolik Portugez, Portugali.

Studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët kanë një diplomë të nivelit të studimit Bachelor dhe një Certifikatë të Gjuhës Angleze (min. B1), mund të aplikojnë.

Për më shumë informacion mbi programin, mënyrën e aplikimit dhe dokumentat që kërkohen klikoni në linkun:

https://www.medfor.eu/content/how-apply

Afati i aplikimit është data 15 mars 2023.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!