Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzës në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

 

https://www.uniroma1.it/it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

–          Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor;

 

– Master;

 

Katalogu i kurseve:

 

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

 

http://corsidilaurea.uniroma1.it/

 

http://www.uniroma1.it/facolta/default.php

 

http://en.uniroma1.it/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–   1 semestër;

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Italisht në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Italisht  në varësi të programit të studimit );

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 29 Mars 2023.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!