Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Urbinos, në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
https://www.uniurb.it/international
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për kërkimin e temës së diplomës;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (studentë të vitit të tretë);
– Master (studentë të vitit të dytë);
– Doktoraturë.
Kohëzgjatja e bursave:
– minimumi 90 ditë
Fushat e shkëmbimit:
- Literature, Arts and Philosophy;
- Conservation and Restoration of Cultural Heritage;
https://www.uniurb.it/international/mobility-coming-to-urbino/course-catalogue
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor, ndërsa për studentët Doktoraturë duhen listat e notave të cikleve të mëparshme të studimeve;
– Kopje e diplomës;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
– CV (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Italisht B2);
– Dokumenti “Research proposal” në gjuhën angleze / italiane (i përpiluar nga aplikanti), në të cilin të specifikohet tema juaj e kërkimit (e dakordësuar paraprakisht edhe me pedagogun titullar në UT);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 13 Mars 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!