Ambasada e Shqipërisë në Sllovaki njofton se, Agjensia Sllovake Akademike dhe Informative SAIA, ka hapur aplikimet për Programin Kombëtar të Bursave të Republikës Sllovake për studime, kërkime, mësimdhënie dhe art, gjatë vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ambasada e Shqipërisë në Sllovaki njofton se, Agjensia Sllovake Akademike dhe Informative SAIA, ka hapur aplikimet për Programin Kombëtar të Bursave të Republikës Sllovake për studime, kërkime, mësimdhënie dhe art, gjatë vitit akademik 2023-2024.

Bursa të Qeverisë Sllovake

 

Ambasada e Shqipërisë në Sllovaki njofton se, Agjensia Sllovake Akademike dhe Informative SAIA, ka hapur aplikimet për Programin Kombëtar të Bursave të Republikës Sllovake për studime, kërkime, mësimdhënie dhe art, gjatë vitit akademik 2023-2024.

Ky program është miratuar nga Qeveria e Republikës Sllovake që prej vitit 2005.

Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të nivelit Bachelor, të cilët në momentin e aplikimit kanë kyer 2.5 vite të studimit, studentë të nivelit Master, studentë PhD si dhe personel akademik.

Afati i mobilitetit do të jetë nga një semestër deri në një vit akademik.

Bursa mbulon kostot e udhëtimit 250 euro si dhe kostot e jetesës, duke filluar nga 400 euro deri në 1050 euro në muaj (sipas gradës shkencore të aplikantit).

Në këto bursa mund të aplikojnë të gjithë studentët dhe personel akademik, të cilët nuk janë rezidentë në Sllovaki.

Afati i aplikimit online është data 30 prill 2023.

Linku për më shumë informacion dhe mënyrën e aplikimit:

https://www.scholarships.sk/en/news/call-for-applications-deadline-30-4-23-is-open

Më datë 1 prill, në orën 13:00, do të ketë dhe një webinar mbi mënyrën e aplikimit.

Linku për webinarin: https://www.saia.sk/en/main/news/news/webinar-study-and-research-scholarships-to-slovakia

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimn tuaj!