Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për kërkim teme diplome dhe / ose praktikë;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
- PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
- 6 muaj;
Fushat e studimit:
-Biologji dhe Shkencat e saj;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:
https://international.unime.it/study-us/english-programmes
https://international.unime.it/research/phd-programmes/active-phd
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze /italiane);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze / italiane);
- Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimit (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Italisht në varësi të programit të studimit);
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Application-form-KA107-UNIME-CALL-3.doc
- Planin e kërkimit sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/RESEARCH-PROPOSAL.doc
- *Learning Agreement;
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/learning-studies_en-2.doc
Afati për aplikim: 03 Maj 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!