Seanca e rradhës e trajnimeve të formimit i Pedagogjik-Psikologjik të Lektorëve të Rinj
Trajnimi i rradhës i formimit Pedagogjik-Psikologjik të Lektorëve të Rinj u realizua nga Prof. Asoc. Dr. Gerda Sula me temën “Kompetencat Digjitale” në dy seanca.
Në ditët e sotme përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në mësimdhënie është një mjet i fuqishëm pedagogjik. Në këtë trajnim u diskutuan format e ndryshme digjitale në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe mënyrat e përfshirjes së tyre në klasë e jashtë saj.
Gjithashtu, u diskutua mbi teknikat e përzgjedhjes, vlerësimit dhe kërkimit të mjeteve digjitale për nevojat pedagogjike. Pedagogët u informuan mbi konceptet bazë të modeleve dhe dizajnit të mësimdhënies për një të nxënë më efikas, duke shfrytëzuar teknologjinë. Në këtë trajnim u identifikuan dhe u vlerësuan teknologji të ndryshme edukative, duke përfshirë LMS, mjetet multimediale, mjetet e vlerësimit nëpërmjet teknologjisë, si dhe aplikacione dhe lojëra edukative.
Një zë i veçantë ju dha përdorimit të mjeteve të teknologjisë për të krijuar dhe menaxhuar përmbajtjen e kursit, si dhe për të lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin me studentët.
Gjatë procesit të mësimdhënies pedagogët e rinj do të jenë në gjëndje të krijojnë dhe integrojnë përmbajtje multimediale, si video, audio dhe imazhe, në aktivitetet e mësidhënies dhe të të nxënit, si dhe do të zbatojnë praktikat më të mira për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënit, si p.sh. përdorimi i teknologjisë për të rritur të mësuarit dhe angazhimin aktiv.