Estonia, si model i integrimit dhe standardit arsimor.
Ditën e sotme Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e Rektoratit, Presidentin e Estonisë z. Alar Karis.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me ekperiencën dhe praktikat pozitive të Estonisë ne proçesin integrues ne BE, dhe mbi të gjitha u fol për praktikat e inovacionit, kërkimit shkencor dhe sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë. Duhet theksuar se Estonia është një vend i vogël i Bashkimit Evropian, por me standartet ndër më të lartat në botë të arsimit dhe përdorimit masiv të teknologjisë.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të personelit akademik të UT, të cilët patën mundësi ti drejtonin pyetje dhe të shkëmbenin ide me z. Karis.
Rektori Prof. Dr. Artan Hoxha u shpreh se Universiteti i Tiranës është gjithmonë promotor i nismave të reja dhe shpreson që marrëdhëniet me Estoninë të vijojnë edhe në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis UT dhe IAL në Estoni.