Trajnimi i rradhës i Formimit Pedagogjik-Psikologjik
Trajnimi i rradhës së Formimit Pedagogjik-Psikologjik të Lektorëve të Rinj u zhvillua nga Prof. Asoc. Dr. Eglantina Dervishi me temën: “Përgatitja e Dokumentacionit Akademik”. Pedagogët e rinj u njohën me bazën ligjore dhe dokumentacionin akademik mbi të cilin mbështetet puna e tyre. Gjithashtu, u diskutuan standardet dhe kriteret për hapjen e një programi të ri studimi, si dhe njohja e procedurave dhe kritereve për akreditimin, riorganizimin apo mbylljen e një programi egzistues. Trajtesë të veçantë mori dhe mënyra se si hartohet syllabusi i lëndës mësimore.
Temat e këtij trajnimi u fokusuan në procedurat që lidhen me dokumentacionin akademik lidhur me lëndët mësimore që mbulohen prej tyre, si dhe procedurat që duhet të ndjekin për ndërhyrje në përmirësimin e syllabusit të lëndës. Gjithashtu aspekte të tjera që lidhen me dokumentacionin akademik si kurrikula e programit të studimit, komponentët e planit mësimor të ndarë sipas kategorive përkatëse apo kontributi si pjesë e grupit të vlerësimit të brendshëm në kuadër të akreditimit të programit të studimit.
Në fund të kursit, pjesëmarrësit u pajisën me:
• njohuri lidhur me kriteret për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e një programi studimi
• njohuri lidhur me komponentët të kontrollit të dijeve dhe instrumentat e vlerësimit;
• njohuri lidhur me objektivat formuese dhe kompetencat profesionale;
• njohuri në lidhje me veprimtaritë formuese dhe komponetët mësimorë të programit të studimit;
• njohuri lidhur me mënyrën sesi hartohet plani mësimorë i një programi studimi;
• njohuri lidhur me veprimtaritë formuese dhe realizimin me kredite sipas kategorive përkatëse;
• njohuri mbi procedurat lidhur me përmirësimin apo ndyshimin e planit mësimorë të lëndës që japin;
• njohuri mbi zotërimin e kompetencave dhe njohuri lidhur me procedurat për hartimin e programit lëndor (Syllabusit) sipas përcaktimeve ligjore në fuqi;
• njohuri mbi dokumentacionin akademik në hartimin e shkrimin e raportit të vlerësimit të brendshëm për një program të caktuar studimi për nevojat e brendshme insititucionale apo të ASCAL-it.