Titulli: “Trendi aktual i migrimit dhe ndikimi në forcat e punës në Shqipëri”;
Referencë: Nr. 1516/1 Prot., datë 22.05.2023;
Kohëzgjatja: 12 muaj;
Qëllimi: Qëllimi i këtij studimi është të shikohet ndikimi aktual i migrimit tek forcat e punës dhe struktura e tyre gjinore, sipas fushave, sipas profesioneve dhe sipas shpërndarjes territoriale si dhe të nxjerre konkluzionet përkatëse dhe të jepen rekomandime konkrete për zbutjen e intensitetit të migrimit nga njera anë dhe për zbutjen e ndikimit të migrimit tek forcat e punës dhe tek nevoja e bizneseve për fuqi punëtore sidomos fuqi punëtore të kualifikuar;
Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë;
Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)