Titulli: «Promotion of European value and European integration process of Albania»- PEEA;
Referencë: 101085336 — PEEA — ERASMUS-JMO-2022-HEI-TCH-RSCH;
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i rolit aktiv të universiteteve në procesin e integrimit europian dhe për të promovuar vlerat europiane tek palët e interesuara me fokus studentët e Institutit të Studimeve Europiane. Më konkretisht, ky projekt synon të zgjerojë dhe forcojë njohuritë e studentëve duke ofruar informacion të plotë mbi procesin e integrimit ekonomik evropian, me fokus të gjerë në aspektet ekonomike dhe politikëbërëse të BE-së. Do të zhvillohen disa aktivitete kryesore, si përditësimi i Modulit të Integrimit Ekonomik Evropian, organizimi i leksioneve të hapura dhe shkollave verore, krijimi i Klubit Rinor të Integrimit Evropian etj.
Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë;
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions