Titulli: «Promoting knowledge on EU policy in fiscal administration, climate, and energy topics»- PRO-FACTS;
Referencë: 101085485 — PRO-FACTS — ERASMUS-JMO-2022-HEI-TCH-RSCH;
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Ky projekt synon zhvillimin e 3 moduleve Jean Monnet, në Fakultetin Ekonomik (FE), Universiteti i Tiranës (UT). Lëndët do të zhvillohen në kontekstin e integrimit në BE dhe politikës së BE-së në fushën e Klimës, Energjisë dhe Administratës Fiskale. Moduli i parë do të integrohet në kursin “Tregjet e Energjisë” duke pasuruar programin e kursit me tema dhe raste studimore që lidhen me përvojën evropiane në fushën e Energjisë. Do të përfshihen gjithashtu praktikat më të mira në lidhje me zbatimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe zhvillimin e tregut të karbonit në BE. Moduli i dytë do të integrohet brenda kursit “Administrata Fiskale”, duke pasuruar programin e kursit me tema dhe raste studimore që lidhen me përvojën evropiane në tatimin e gjelbër, drejtësinë tatimore, taksonominë klimatike dhe mirëqenien. Moduli i tretë do të ofrohet përmes një kursi intensiv të specializuar të titulluar “Agjenda e financave klimatike dhe jeshile në BE”, i cili do t’u drejtohet të gjithë studentëve të interesuar nga të gjitha programet e studimit të ofruara në FE dhe mundësisht të përfshijë studentë dhe profesionistë. Moduli do të trajtojë çështje që lidhen me ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe politikat zbutëse të energjisë në tregjet financiare në BE. Programi i kursit do të përfshijë njohuri për zhvillimin e qëndrueshëm, axhendën e integrimit në BE për ndryshimet klimatike, financimin e klimës, instrumente financiare të klimës “së gjelbër”, financimi i qëndrueshëm në BE dhe në vendet në zhvillim.
Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë;
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions