Titulli: «Përmirësimi dhe rritja e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore për realizimin cilësor të programit me Diplomë të Dyfishtë në Shkencat Natyrore dhe Mjedisore, midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia (Itali)»;
Kohëzgjatja: 2023-2024;
Ky projekt synon të ndërtojë një infrastrukturë didaktike dhe kërkimore, e cila do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin e aftësive dixhitale dhe teknologjike të studentëve që përgatiten për t’u bërë specialistë në një nga fushat më të rëndësishme të zhvillimit, sic janë shkencat natyrore mjedisore. Pajisjet teknologjike do të mundësojnë zhvillimin e kërkimeve shkencore që shërbejnë si bazë për përdorimin e metodës të kërkimit shkencor, po ashtu do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e aftësive dixhitale në përdorimin e situatave virtuale të të mësuarit. Projekti parashikon të sigurojë mjetet e nevojshme për një të mësuar krijues dhe praktik, të bazuar në kompetencat profesionale, i cili do të mbështet nga aparati didaktik dhe metodologjik i nevojshëm për vendosjen në punë të tij si dhe software-t përkatëse, që do të mundësojnë funksionimin e analizimin e imazheve dhe dergimin e tyre në ekranin demostrativ.
Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Programi: Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit për vitin akademik 2023-2024, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit