Titulli: «Krijimi i infrastrukturës didaktike-mësimore dhe laboratorike për çeljen e programit të studimit Bachelor në Përkthimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe»,
Kohëzgjatja:18 muaj;
Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja e infrastrukturës së nevojshme didaktike-mësimore dhe laboratorike në kuadër të krijimit të programit të ri të studimit bachelor “Përkthyes në gjuhën e shenjave”. Kjo infrastrukturë është e domosdoshme për zhvillimin dhe trajtimin e një kurrikule bashkëkohore të gjuhës së shenjave shqipe dhe ndërkombëtare dhe do të rrisë ndjeshëm kapacitetet e mësuesve, përkthyesve dhe interpretuesve të rinj të gjuhës së shenjave shqipe dhe ndërkombëtare. Duke patur infrastrukturën e duhur, favorizohet dhe nxitja e sistemit arsimor gjithëpërfshirës të bazuar në parimet e barazisë dhe mësimit gjatë gjithë jetës si edhe mundëson formimin cilësor të të gjithë studentëve duke kontribuar në mirëqënien e tyre personale dhe duke reduktuar barrierat për studentët me aftësi ndryshe me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen në jetën akademike dhe studentore.
Koordinator: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Programi: Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit për vitin akademik 2023-2024, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit