Titulli: «Përfshirja e praktikave më të mira ndërkombëtare në kurrikulën e programit ekzekutiv mbi anëtarësimin në BE»,
Kohëzgjatja:12 muaj;
Qëllimi i projektit është të rrisë cilësinë dhe shkallën e ndërkombëtarizimit të ofertës akademike të ISE-së specifikisht programin që formon kapacitetet teknike për procesin e negociatave. Objektivat specifike të projektit janë:
- Përfshirja e ekspertëve të Kolegjit të Evropës dhe Komisionit Evropian në përditësimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së programit Ekzekutiv të ISE-së;
- Angazhimi i Ekspertëve Evropianë në hartimin e strategjisë së re të zhvillimit të ISE-së në kuadër të negociatave për anëtarësim dhe kontributit që pritet të japë;
- Angazhimi i ekspertëve dhe lektorëve të Kolegjit të Evropës në programin Ekzekutiv të ISE-së;
- Integrimi, njohja e stafit dhe studentëve të ISE-së me proaktikat më të mira të Kolegjit të Evropës dhe institucioneve evropiane.
Koordinator: Instituti i Studimeve Evropiane;
Programi: Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit për vitin akademik 2023-2024, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit