Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Triestes në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Triestes në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Triestes në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Triestes, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për personelin akademik me kohë të plotë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, për pjesëmarrje në Javën e tyre Ndërkombëtare në datat 20 – 24 Maj 2024.

 

https://portale.units.it/it

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit:

  • Shkenca politike (personeli i angazhuar në programin PoSIG)

https://dispes.units.it/en

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–      5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.

 

Bursat përfshijnë:

 

–     160 EUR në ditë për stafin;

 

  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku, duke specifikuar universitetin dhe periudhën për secilin mobilitet;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 05 Prill 2024

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin  iro@unitir.edu.al.

 

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!