Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.erasmus-vtu.bg/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve që studiojnë Gjuhë Bullgare për të marrë pjesë në Erasmus Blended Intensive Programme “Veliko Tarnovo Spiritual Capital of Bulgaria” 13 – 17 Maj 2024;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (7 ditë);

– Master (7 ditë).

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (70 EUR në ditë për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze/bullgare);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / bullgare;

– Certifikatë / Vërtetim i njohjes së Gjuhës Bullgare;

Afati për aplikime: 10 Prill 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  formatin pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!