Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Gelisim Istanbul, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Gelisim Istanbul, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Gelisim Istanbul, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Gelisim Istanbul (2023 Project Number: 2023-1-TR01-KA171-HED-000164429), Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. https://gelisim.edu.tr/en/gelisim-homepage

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit:

 

– Sociologji;

– Shkenca politike dhe Marrëdhënie ndërkombëtare;

– Administrim biznesi;

– Turizëm;

– Literaturë dhe Linguistikë e Gjuhës Angleze;

– Financë.

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë

Për më shumë informacion:

https://gelisim.edu.tr/en/gelisim-homepage

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140Eur/ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

 

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 22 Maj 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!