Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025-2026.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke,

 

https://www.ujep.cz/en/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat e shkëmbimit:

 

Gjuha Gjermane;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (170 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (309 euro)

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/gjermane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

 

 

Afati për aplikim:  27 Qershor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!