Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 + 2 ditë;
Semestri i parë në universitetin pritës zgjat deri në mes të muajit mars 2026.
Fushat:
- Punë sociale;
https://www.zsf.jcu.cz/en/international-relations/incoming-teachers-and-guests
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 Euro);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitetet dhe periudhat për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Afati për aplikim: 07 Tetor 2025
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!