Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT-së, në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të Departamentit të Gjuhës Gjermane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin Jan Evangelista in Ústí nad Labem (UJEP) në Republikën Çeke,
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
–Gjuha Gjermane;
Periudha e mobilitetit:
– 23-27 Mars 2026;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (170 Eur/ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze/gjermane;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 11 Nëntor 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
