Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Grazit, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + KA 171, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin e Grazit në Austri, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + KA171 për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
https://www.uni-graz.at/de/universitaet/fakultaeten/
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);
– Vetëdeklarim (nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+, duke specifikuar universitetet dhe periudhat specifike të mobiliteteve të mëparshme);
– Letër Ftese nga një koleg i Universitetit të Grazit (i njëjtë me fushën tuaj të mësimdhënies në UT);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.
Afati për aplikim: 02 Dhjetor 2025
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!
