Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026, me temë “Connecting Minds, Empowering Futures: Data, Diversity, and a Digital Europe". - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026, me temë “Connecting Minds, Empowering Futures: Data, Diversity, and a Digital Europe”.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026, me temë “Connecting Minds, Empowering Futures: Data, Diversity, and a Digital Europe”.

https://www.kaunokolegija.lt/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

 

Fusha e shkëmbimit:

 

  • Gjuhë angleze;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim (nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+, duke specifikuar universitetet dhe periudhat specifike të mobiliteteve të mëparshme);

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

 

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

Afati për aplikim: 07 Janar 2026, ora 10:00.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes