Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Fusha e shkëmbimit:
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
– Kompensim ditor (160 Euro/dita);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze /greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2025, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
