Hapet thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim në Universitetin e Molise, Itali, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie / trajnim në Universitetin e Molise në Itali, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.unimol.it/english/
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administartiv / administrativ për trajnim;
Fushat e shkëmbimit (për stafin akademik):
- Biologji dhe shkencat e saj;
- Shkenca mjedisore.
https://www.unimol.it/english/about-us/departments/
Shkëmbimi i stafit ndihmës akademik me karakter administartiv / administrativ për trajnim mund të kryhet për të gjithë personelin e UT-së, bazuar departamenteve përkatëse në universitetin pritës. Stafi aplikues duhet të citojë departamentin që si propozon për të kryer mobilitetin e tij.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV + Lista e publikimeve, për stafin akademik (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 28 shkurt 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
