Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët PhD dhe personelin akademik të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët PhD dhe personelin akademik të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët PhD dhe personelin akademik të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e studentëve Doktoraturë;

– Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë.

 

Tema e shkëmbimit: Biological Carbon Capture Technologies

 

Fushat:

  • Biologji dhe shkencat e saj;
  • Kimi dhe shkencat e saj;
  •  

 

Kohëzgjatja: fizikisht: 5+2 ditë (13 – 17 korrik 2026)

                 Online (20-22 korrik 2026).

 

Kompensimi ditor: për studentët: 79 Euro/ditë + 360 Euro udhëtimi, për personelin: 160 Euro/ditë + 360 Euro udhëtimi

 

Për më shumë informacion:

 

BIOCARBON_EN.pdf

 

EN_CONVOCATORIA_BIP_2526_FIRMADA.pdf

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti, diplomë e nivelit Master dhe listë notash e nivelit Bachelor dhe Master (vetëm për studentët), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi (për personelin akademik);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).

Afati për aplikim: 13 shkurt 2026, ora 10:00.

 

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes