Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (muaji maj 2026):
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditë;
Fushat e mësimdhënies:
- Ekonomiks;
Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve të ofruara, referohuni linkut:
https://didattica-rubrica.unibg.it/elenco-insegnamenti
https://en.unibg.it/study/attendance/courses-list
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer / jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar për cdo universitet emrin dhe periudhën e kryerjes së mobilitetit);
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Application-Form_Teaching-mobility.rtf
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 17 Prill 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
