Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran - Erasmus code (TR KIRSEHI01), në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, Project number (2024-1-TR01-KA171-HED-000226341). - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran – Erasmus code (TR KIRSEHI01), në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, Project number (2024-1-TR01-KA171-HED-000226341).

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran – Erasmus code (TR KIRSEHI01), në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, Project number (2024-1-TR01-KA171-HED-000226341).

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi.

 

https://erasmus.ahievran.edu.tr/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Mobiliteti mund të kryhet në një prej dy javëve të para të muajit Maj, ose në javën e parë të muajit Qershor 2026.

 

Fushat e shkëmbimit:

  • Ekonomiks;
  • Manaxhim dhe Administrim;
  • Literaturë dhe Linguistikë;
  • Histori dhe Arkeologji;
  • Gjeografi;
  • Matematikë;
  • Shkenca politike.

Për më shumë informacion referohuni linkut:

https://ahisinav.ahievran.edu.tr/

https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en 

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensim ditor (148 Eur/ditë);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Plani i mobilitetit për Mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim:  24 Prill 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes