Agim Fjolla - Pamjaftueshmëria, Mirëqenia Psikologjike e Konsumatorit dhe Komunikimi i Marketingut  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Agim Fjolla – Pamjaftueshmëria, Mirëqenia Psikologjike e Konsumatorit dhe Komunikimi i Marketingut 

Titulli i Disertacionit:  Pamjaftueshmëria, Mirëqenia Psikologjike e Konsumatorit dhe Komunikimi i Marketingut 

 

  • Autori: Agim Fjolla
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Marketing – Turizmit
  • Fusha e studimit:  Marketing
  • Data e publikimit: 27.04.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Agim Fjolla
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakti 

Ky punim doktoral heton se si pamjaftueshmëria (scarcity), e konceptuar si pamundësia për të siguruar produktet e dëshiruara, ndikon në perceptimet, sjelljen dhe mirëqenien psikologjike të konsumatorëve. Pamjaftueshmëria mund të rrjedhë nga kufizime ekonomike personale, politika të qëllimshme të furnitorëve dhe tregtarëve ose ndërprerje të paparashikuara në zinxhirët e furnizimit, duke prodhuar tension, ankth dhe humbje të ndjesisë së kontrollit e sigurisë. Në këtë kontekst, komunikimi i marketingut mund të amplifikojë perceptimin e pamjaftueshmërisë, por edhe të shërbejë si ndërhyrje që zbut pasojat negative. 

Përmes pesë studimeve të ndërlidhura me metodologji të kombinuara, ndjekje të shikimit në mjedise reale blerjeje, intervista të strukturuara me profesionistë të marketingut, anketa, analizë të të dhënave të sjelljes së konsumatorëve në një kohë të gjatë dhe eksperiment, analizohet lidhja midis perceptimit të pamjaftueshmërisë dhe gjendjes psikologjike.  

Gjetjet tregojnë se pamjaftueshmëria rrit urgjencën për të vepruar, por cenon mirëqenien, veçanërisht kur lidhet me produkte të domosdoshme. Ndjesia e kontrollit dhe e sigurisë dalin si moderatorë kyç, duke zbutur ose përforcuar efektet.  

Studimi kontribuon në literaturën e marketingut dhe psikologjisë së konsumatorit dhe ofron udhëzime për komunikime e politika që mbrojnë mirëqenien dhe forcojnë marrëdhëniet afatgjata konsumator–markë në kushte pamjaftueshmërie reale ose të perceptuar.  

Fusha: Roli i pamjaftueshmërisë në mirëqenien e konsumatorit dhe komunikimi i marketingut si mekanizëm qetësues  

Fjalë kyçePamjaftueshmëri; mirëqenia e konsumatorit; ndjesia e kontrollit; ndjesia e sigurisë; komunikimi i pamjaftueshmërisë; ndjekja e shikimit (eye‑tracking); sjellja e konsumatorit. 

 

 

Abstract 

This doctoral dissertation examines how scarcity, conceptualised as the inability to obtain desired products, affects consumers’ perceptions, behaviour, and psychological well-being. Scarcity may stem from personal financial constraints, deliberate supplier or retailer policies, or unforeseen disruptions in supply chains, generating tension, anxiety, and a diminished sense of control and security. In this context, marketing communication plays a dual role: it may amplify perceived scarcity, yet it can also function as an intervention that mitigates negative psychological outcomes. 

Across five interconnected studies employing mixed methods, eye-tracking in real shopping settings, structured interviews with marketing professionals, surveys, longitudinal analysis of consumer behaviour data, and an experiment, the dissertation analyses the link between perceived scarcity and consumers’ psychological state.  

Findings consistently show that scarcity increases the urgency to act but undermines well-being, especially when the shortage concerns essential products. Perceived control and perceived security emerge as key moderators: their presence buffers negative effects, whereas their absence intensifies them.  

The research contributes to the marketing and consumer psychology literature and offers guidance for designing communications and policies that protect consumer well-being and strengthen long-term consumer–brand relationships under conditions of real or perceived product scarcity. 

Field of study: The Role of Scarcity in Consumer Well-Being and Marketing Communication as a Mitigating Mechanism. 

Keywords: scarcity, consumer well-being, psychological control, scarcity marketing communication,  eye-tracking technology, perceived scarcity, 

Uni Education by Shark Themes