Hapet thirrja për bursa në kuadër të programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salentos, Itali. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salentos, Itali.

 

 

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salentos, Itali.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, në Universitetin e Salentos, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

https://www.unisalento.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

          5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Fushat:

 

          Business and Administration;

          Engineering and engineering trades (Chemical engineering and processes, Environmental protection technology).

 

https://international.unisalento.it/course-catalogue

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (190 EUR për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

 

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht / Italisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, duke cituar periudhat dhe universitetin për secilin mobilitet të kryer);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 02 Qershor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

 

Uni Education by Shark Themes