Në vijim të zbatimit të Udhëzimit Nr. 3516, datë 02.12.2024, i cili përcakton kriteret “Për mënyrën e përcjelljes së kërkesave për aplikimet për projekte të ndryshme në të cilat përfshihet personeli akademik/ndihmës akademik i Universitetit të Tiranës”, rikujtojmë të gjithë personelin akademik dhe ndihmës akademik të Universitetit të Tiranës se çdo kërkesë për marrjen e miratimit për aplikim në projekt-propozime duhet të paraqitet në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara në këtë udhëzim.
Për të lehtësuar procesin e aplikimit dhe për të siguruar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, bashkëlidhur gjeni në versionin Word listën e elementeve që duhet të përmbajë kërkesa për marrjen e lejes për aplikim në projekt-propozime.
Lutemi që dokumentacioni të përgatitet i plotë dhe të përcillet sipas procedurave të përcaktuara në udhëzim.
Për tu njohur mbi, Formular mbi përcjelljen e kërkesës për aplikim në projekte (Klikoni këtu)
