Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë
të Universitetit të Tiranës në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://univ-danubius.ro/en/

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit akademik, stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe stafit administrativ me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Mobiliteti do të kryhet në datat 13 – 17 korrik 2026.

Fusha e shkëmbimit:
 – Të gjitha të përbashkëta;
Bursat përfshijnë:
 -Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
 -Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e kërkuara:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
– Plani i mobilitetit për trajnim *;

  • Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

Afati për aplikim: 29 Qershor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes