Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për vitin akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për vitin akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për vitin akademik 2026-2027.

https://www.uniwa.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:

  • Informatikë;

Kohëzgjatja:

  • 5 + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (160 EUR për stafin);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj;
  • Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar periudhat dhe universitetet për secilin mobilitet);
  • Letër ftese paraprake nga universiteti pritës. Për t’u pajisur me letër ftese kontaktoni: Professor Nikitas N. Karanikolas – email: nnk@uniwa.gr;
  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 23 Tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes