Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi.
https://erasmus.ahievran.edu.tr/
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
- Ekonomiks;
- Manaxhim dhe Administrim;
- Literaturë dhe Linguistikë;
- Histori dhe Arkeologji;
- Gjeografi;
- Matematikë;
- Shkenca politike.
Për më shumë informacion referohuni linkut:
https://ahisinav.ahievran.edu.tr/
https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor (148 Eur/ditë);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim punësimi;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
- Plani i mobilitetit për Mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 09 Tetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
