Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor të Timisoarës, në Rumani.

http://www.uvt.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Për më shumë informacion mbi universitetin pritës, klikoni në:

http://www.uvt.ro/en/

Kohëzgjatja e bursave:

  • 5 + 2 ditë;

Personeli duhet të marrë pjesë në:

  • Erasmus International Teaching Week (mobilitet për mësimdhënie), në datat 5 – 9 Prill 2027 ose
  • Erasmus International Training Week (mobilitet për trajnim), në datat 14 – 18 Qershor 2027.

Fushat:

  • Gazetari;

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

  • CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, të citohen emrat e universiteteve dhe periudha për secilin mobilitet);
  • Plani i mobilitetit*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 28 Tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes