Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për semestrin e parë të akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
https://www.polsl.pl/EN/Pages/Welcome.aspx
https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/istw2023/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/subject-offer/
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
- CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
- Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni mobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);
- Letër ftese paraprake;
https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/faculty-coordinators/
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 30 Tetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
