Titulli i Disertacionit: Perceptimi i konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm tek nxënësit dhe studentët e sistemit parauniversitar dhe universitar: një vështrim kritik
Autori: Sara Pupe
- Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë
- Fusha e studimit: Shkencat Biologjike
- Data e publikimit: 22.10.2026
- Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Sara Pupe
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti: Zhvillimi i qëndrueshëm përfaqëson një nga konceptet më të rëndësishme dhe është bërë një prioritet global për përballimin e sfidave mjedisore, sociale dhe ekonomike. Ndryshimet klimatike, degradimi i burimeve natyrore, rritja e pabarazive sociale dhe transformimet teknologjike kanë theksuar nevojën për politika dhe praktika që sigurojnë një ekuilibër ndërmjet zhvillimit ekonomik, mbrojtjes së mjedisit dhe mirëqenies sociale. Në këtë kuadër, arsimi konsiderohet një nga mekanizmat më të rëndësishëm për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, pasi ai kontribuon në zhvillimin e njohurive, aftësive, vlerave dhe kompetencave që u mundësojnë individëve të marrin vendime të përgjegjshme dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të qëndrueshme. Pavarësisht rëndësisë që edukimi për zhvillim të qëndrueshëm ka fituar në politikat ndërkombëtare dhe në dokumentet strategjike të UNESCO-s dhe Kombeve të Bashkuara, studimet tregojnë se ende ekziston një hendek ndërmjet integrimit formal të këtij koncepti në kurrikula dhe nivelit të njohurive, perceptimeve dhe qëndrimeve të nxënësve dhe studentëve. Në Shqipëri, kërkimet empirike në këtë fushë janë të kufizuara, veçanërisht ato që analizojnë njëkohësisht dimensionin njohës, praktik dhe pedagogjik të zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo krijoi nevojën për realizimin e këtij studimi, i cili synon të ofrojë evidencë shkencore mbi mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e kuptojnë dhe e vlerësojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i studimit ishte analizimi i njohurive, perceptimeve dhe qëndrimeve të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe studentëve universitarë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe vlerësimi i rolit të arsimit dhe teknologjisë në formimin e këtyre qëndrimeve. Në përputhje me këtë qëllim u formulua një seri objektivash dhe hipotezash kërkimore, të cilat synuan të evidentonin lidhjet ndërmjet njohurive, perceptimeve, arsimit dhe përdorimit të teknologjisë, si dhe
Fjalë kyçe: zhvillimi i qëndrueshëm, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm, nxënës,
Abstract: Sustainable development has become a global priority, requiring educational institutions to prepare informed, responsible, and active citizens capable of addressing environmental, social, and economic challenges. The aim of this study was to examine the knowledge, perceptions, and attitudes of secondary school and university students toward sustainable development and to assess the role of education and technology in shaping these attitudes. The study was conducted in educational institutions in the Tirana Region, Albania, involving a sample of 500 participants, including 250 secondary school students and 250 university students, selected through stratified random sampling. A quantitative cross-sectional research design was employed. Data were collected using a structured questionnaire consisting of four sections. The instrument demonstrated excellent internal consistency (Cronbach’s Alpha = 0.906). Data analysis was performed using IBM SPSS Statistics Version 29, applying descriptive and inferential statistical techniques, including Pearson correlation, linear regression, and Analysis of Variance (ANOVA). The findings indicate that participants possess a satisfactory level of knowledge about sustainable development and generally positive perceptions and attitudes toward environmental protection and sustainable practices. Strong and statistically significant positive relationships were found between knowledge, perceptions, education, and technology. University students participants demonstrated significantly higher levels of knowledge and more positive attitudes than secondary school students. The study concludes that education and technology are key drivers in developing sustainability competencies and fostering responsible attitudes among young people. These findings provide empirical evidence supporting the integration of sustainability across educational curricula and the increased use of innovative teaching approaches and digital technologies within the Albanian education system
Keywords: sustainable development, education for sustainable development, pupils,
