Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin e Shkencave të Aplikara Emden Leer në Gjermani, për semestrin - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin e Shkencave të Aplikara Emden Leer në Gjermani, për semestrin

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin e Shkencave të Aplikara Emden Leer në Gjermani, për pjesëmarrje në “Staff Training Week”, në datat 26 – 30 Prill 2027.

https://www.hs-emden-leer.de/en/

Llojet e mobilitetit:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

Tema e trajnimit: 7th International Staff Training Week “New Horizons and Challenges in University Life”.

Fushat:

  • Knowledge and Technology Transfer;
  • Staff Council;
  • Computer Center;
  • Faculty of Technology/Mechanical Engineering;
  • Faculty of Business Studies.

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (140 Eur/ditë);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademikme kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze/gjermane;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
  • Vërtetim punësimi;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
  • Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 06 Nëntor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes